Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, ku një i mitur u sulmua brutalisht nga tre persona.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë – thikë, duke i shkaktuar lëndiem të rënda trupore.
“Pas incidentit, viktimës fillimisht iu ofrua ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë”.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Reporteri.net/