×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vajza me probleme mendore shfrytëzohet seksualisht nga disa persona, mbetet shtatzënë

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 22:15

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person me dyshimin se ka shfrytëzuar dhe manipuluar duke e detyruar të prostituojë me persona të ndryshëm një 24 vjeçare nga Ferizaj e cila është me aftësi të kufizuar mendore.


    Viktima me inicialet N.GJ tani është shtatzënë në muajin e gjashtë dhe nuk di të tregojë se nga kush mbeti me barrë dhe si e rrëmbyen.

    Në familjen gjashtanëtarëshe nga Ferizaj, ku vetëm gjyshja është stabile mendërisht, viktima e trafikimit përjetoi edhe dhunë fizike.

    Atë e rrahu motra e saj duke e fajësuar për atë që i ndodhi. E gjyshja u detyrua ta lajmërojë rastin në polici, të cilët më pas viktimën e dërguan në Qendrën për Punë Sociale.

    Por, gjyshja nuk e ka vetëm hallin e mbesës 24 vjeçare. Ajo ankohet se e ëma e N.GJ bashkë me vëllain dhe motrën e saj kanë aftësi të zvogëluar mendore, derisa i ati është i paaftë për shkak të disa sëmundjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!