×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vdes një i ri në Rugovë pasi bie nga një lartësi

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 18:55

    Një i ri ka vdekur sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Pejës.

    “Rreth orës 17:00 një person ka rëndë nga një lartësi në kilometrin e shtatë nga Rugova duke u kthyer në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës”, kanë thënë nga Policia e Pejës për Reporteri.net.

    Më tej Policia ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i shoqëruar nga shokë të tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!