×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vdes 23-vjeçari nga vetaksidenti në Prizren, vëllai i tij në gjendje të rëndë

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 23:14
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një vetaksident trafiku rreth orës 19:55 ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.


    Si pasojë e vetaksidentit një person, 23-vjeçar, ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij, 20 vjeç është lënduar rëndë.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në Prizren për Reporteri.net, gjersa treguan se personi i lënduar në këtë aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

    “Një vetaksident trafiku rreth orës 19:55 ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Si pasojë e vetaksidentit një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!