×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    E rëndë: Vdes një person si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 15:55

    Një punonjës ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte, në lagjen Veternik të Prishtinës.

    Në vend të ngjarjes është Policia dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët janë duke intervenuar.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

    Borovci ka njoftuar se i lënduari është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    “Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!