×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vdesin 2 persona në Vushtrri, dyshohet se u helmuan me alkool

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 17:24

    Dy persona kanë përfunduar me fatalitet si dyshohet si pasojë e helmimit nga përdorimi i alkoolit gjatë pasdites së sotme në Vushtrri. 

    Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tutje ka shtuar se vdekja e dy personave që vijnë nga komuniteti serb, është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    Zaiti tutje ka shtuar se njëri nga viktimat është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

    “Rasti për të cilin po pyesni, cilësohet si “vdekje e dyshimtë” e dy personave në Vushtrri. Ndonëse nuk dihet nëse kanë lidhje familjare, ajo çka mund të themi është se njëri është gjetur pa shenja jete në shtëpi, ndërsa tjetri ka vdekur në spital.

    Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë, dhe shkon në IML për t’u ekzaminuar shkaku i vdekjeve”, ka thënë Zaiti për Metron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!