Dy persona nga Kosova kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në Hungari.
Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.
Njoftimi i familjarëve:
“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim.
Siç mund të shihni pamjet më poshtë aksidenti ka qenë tejet i rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.