Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Pragë- Ústí nad Labem të Çekisë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të rinj nga Shkupi.
Bëhet fjalë për M.B (30 vjec) dhe D.B. (27 vjec), të cilët po ktheheshin nga vendlindja. Sipas mediave çeke makina është përplasur në urë në drejtim të Ústí nad Labem.
“Sipas gjetjeve fillestare, një automjet BMW doli nga austostada. Dy persona, një shofer dhe një pasagjerë vdiqën në vend”, tha zëdhënësi i policisë Veronika Hyšplerová.
Policia po heton shkaqet e aksidentit. /News-TV
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.