×
  • Lajme
  • Lajme

    E ripërsëritë SHBA: Kosova duhet t’ua rregullojë statusin ligjor bashkësive fetare

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 18:53

    Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare në botë. I publikuar për të 23-tën herë me radhë, Raporti Ndërkombëtar për Liritë Fetarë thekson se Administrata e re amerikane e drejtuar nga Presidenti Joe Biden është e përkushtuar për të promovuar lirinë e feve.


    Ky raport i SHBA-së flet edhe për lirinë e praktimit të fesë në Kosovë.

    DASH thotë se shteti kosovar ka nevojë t’u rregullojë statusin ligjor bashkësive fetare.

    “Mungesa e statusit ligjor për bashkësitë fetare është një hendek i madh në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë”, thuhet në Raportin amerikan, përcjellë Reporteri.net.

    Kujtojmë që projektligji për bashkësitë fetare, ndonëse është miratuar në Qeverinë e Kosovës vitin e kaluar, ende nuk është votuar në Kuvend.

    Me këtë projektligj rregullohet regjistrimi dhe pozita juridike e bashkësive fetare dhe caktohet zyra përkatëse për bashkësitë fetare në kaudër të Zyrës së Kryeministrit, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e projektligjit.

    Tutje në bazë të këtij ligji janë njohur gjashtë bashkësi fetare.

    Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës janë gjashtë bashkësitë fetare që janë njohur me projekligjin ende të pa votuar në Kuvend.
    Kujtojmë që edhe në raportin e vitit 2019, Departamenti amerikan i Shtetit ka risjellur në vëmendje mosmiratimin e këtij ligji nga ana e Kuvendit.

    ShBA theksonte se Kuvendi i Kosovës nuk e ka shqyrtuar projektligjin që do t’iu lejonte grupeve fetare të fitonin statusin juridik.

    Ndryshe edhe në raportin e vitit 2019, Departamenti amerikan i Shtetit ka risjellur në vëmendje mosmiratimin e këtij ligji nga ana e Kuvendit.

    ShBA theksonte se Kuvendi i Kosovës nuk e ka shqyrtuar projektligjin që do t’iu lejonte grupeve fetare të fitonin statusin juridik.

    Për shume vite me radhë, BIK, si bashkësia më e madhe fetare në vend, ka kërkuar rregullimin e statusit ligjor të bashkësive fetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!