Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.B, i cili dyshohet që të mërkurën ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, u tha në njoftimin e gjykatës.
Madje, S.B dyshohet edhe e ka djegur me cigare viktimën M.B në hundë, dorë dhe gjoks.
Viktima deklaroi për Klan Kosovën se burri ushtron vazhdimisht dhunë ndaj saj. Andaj edhe të premten djegiet me cigare ia shkaktoi pikërisht pse kjo po e lajmëron burrin në polici.
Ajo kërkon ndihmë nga vullnetmirët që t’i gjejnë një vend banimi, në mënyrë që bashkë me fëmijët e saj të largohet nga ajo shtëpi./klankosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.