×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e rastit

    E rrahu të fejuarën e tij, arrestohet dhe suspendohet polici nga Gjilani

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 10:41

    Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

    Pas pranimit të informacionit menjëherë është aktivizuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    Lidhur me rastin ka dhënë zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.

    Beka deklaroi se hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arritur të sigurojnë dëshmi se zyrtari policor i përfshirë ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.

    “Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Beka për Klankosova.tv.

    Ai theksoi se në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

    “Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!