×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrezikshme: Dy fëmijë dalin me motoçikletë midis Prishtinës

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 13:15

    Në pikë të ditës, disa fëmijë në Prishtinë janë incizuar duke vozitur një motoçikletë, veprim ky i rrezikshëm për jetën e tyre.


    Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja “Vrojtuesit e lagjes” derisa është kërkuar nga policia që të merren me rastin.

    Motoçikleta është elektrike, por megjithatë komunikacioni në Kosovë di të jetë i ngarkuar dhe i rrezikshëm edhe për vozitësit me përvojë, e aq më pak për dy fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!