×
  • Lajme
  • Lajme

    E shkelin me veturë dhe pastaj e rrahin, detaje nga tentimvrasja në Prishtinë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 21:24

    Mbrëmë një i ri me inicialet L.P është sulmuar keq nga tre persona të dyshuar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë në afërsi të Furrës së bukës “Orex”, shkruan Reporteri.net.


    I riu është goditur fillimisht nga vetura “Golf” me ngjyrë të hirit. Pasi që është goditur, nga vetura kanë dalë tre persona të cilët e kanë rrahur atë.

    Një burim i Reporteri.net i ka thënë gazetës së nga pamjet që i ka siguruar policia vërehet se vetura e ka goditur të riun qëllimisht.

    Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës diku rreth orës 20:50.

    “Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të kamerave të sigurisë së furrës është vërejtur se vetura e tipit “Golf 4”, ngjyrë hiri ka goditur viktimën me qëllim dhe pasi e ka goditur nga vetura kanë dalë tre persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike në viktimën”, tha ky burim i Reporteri.net.

    Më pas L.P është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e SHSKUK-së. Pas trajtimit mjekësor ai është intervistuar.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet, forenzika e stacionit dhe hetimet rajonale. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar inciohet rasti “Vrasje në tentativë”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!