×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    E solli të dashurën 16 vjeçe nga Zvicra në Viti, kosovari dyshohet se e dhunoi – arrestohet nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 9:35
    Foto: Ilustrim

    Një rast i dhunimit është raportuar së fundi në Viti.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë (mashkull kosovar) në Viti, pasi që i njëjti më 17 qershor kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij 16 vjeçare), shtetase turke.

    Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Viti 17.06.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare ) shtetase turke. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!