Pas shumë negociatash, VV dhe LDK kanë arritur marrëveshje koalicioni, dhe këtë e thonë edhe publikisht në LDK dhe VV.
Përveç aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët kanë filluar në rrjetet sociale që të urojnë arritjen e marrëveshjes për Qeverinë Kurti, këtë po e bëjnë edhe në LDK.
Para pak orësh, një postim në Facebook ku tregon se është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës VV-LDK e ka bërë edhe nënkryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Florent Ukaj.
Ai përveç se mbanë një pozitë udhëheqëse në strukturat e LDK’së, është edhe djali i deputetit dhe nënkryetarit të degës së LDK’së në Prizren, Xhavit Ukaj.
Se ngërçi për postin e Presidentit është arritur të tejkalohet dhe marrëveshja e koalicionit pritet të nënshkruhet para seancës konstituive të Kuvendit, e thonë edhe burime të Reporteri.net.
Sot pasdite pritet të ketë takim në mes të dy liderëve, Kurti e Mustafa, ku do të formalizohen edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Ky takim vjen pas takimit që Mustafa ka pasur me strukturat e partisë.
Ndërsa, i vetmi problem, për të cilin nuk dihet ende nëse është evituar, është insistimi i nënkryetarit Agim Veliu, që LDK të mos pranojë që marrëveshja për postin e Presidentit të shtyhet për një periudhë më të vonshme. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.