×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Sfida e “Blackout”në “Tik Tok”, 12-vjeçari dyshohet se u mbyt teksa bënte video

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 10:07

    Autoritetet po kërkojnë përgjigje për rrethanat në të cilat 12-vjeçari nga Kato Patisia i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes.

    Siç u bë e ditur, fëmija është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur ambulancën. Megjithatë ishte tepër vonë.

    Lajmi përhapi trishtim edhe në zonën e Pagratit , pasi 12-vjeçari ishte një sportist dhe shumë i dashur. Madje, fundjavën e kaluar ai do të merrte pjesë në lojërat panhelenike në Lutraki të cilat u zhvilluan në një atmosferë zie për shkak të ngjarjes tragjike.

    Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka marrë pjesë në sfidën e lojës online “Blackout”, një lojë vdekjeprurëse e platformës TikTok .

    Policia e cila ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin pranë 12-vjeçarit.

    Është celulari ai që do të japë përgjigje për shkaqet e tragjedisë, pasi policia do të shohë nëse ai ka pasur një bisedë që shpjegon arsyet e vetëvrasjes apo ka pasur diçka tjetër që e ka shqetësuar.

    Çfarë është sfida e “Blackout”?

    “Blackout” apo sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbytin veten , me fije ose kabllo , derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të filmojnë një video dhe më pas ta ngarkojnë atë në Tik Tok.

    Rreziqet e lojërave të fatit janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!