×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    E tmerrshme: Zjarr në një fermë në Mitrovicë, bëhen shkrumb e hi 2000 zogj

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 0:25

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fermë pulash në Zhabar të Mitrovicës, ku zjarri dogji gjithcka.


    Zjarri madje ka djegur edhe të gjithë shpezët që kishte pronari. Aty u bën shkrum e hi mbi 2000 zogj, shkruan Reporteri.net.

    Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe zjarrfikësit janë akoma në vendin e ngjarjes dhe po merren me zjarrin.

    Reporteri.net ka biseduar me një prej zjarrfikësve, i cili ka treguar se në fermë nuk ka shpëtuar asgjë.

    Deri tani nuk dihet arsyeja e zjarrit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për t’u marrë me hetimet.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!