Dje rreth orës 6:00 të mëngjesit, një person rreth 40 vjeç nga Klina e Poshtme e Skënderajt, mësues i artit në Mitrovicë, kishte qëlluar me thikë gruan e tij derisa ajo ishte duke fjetur.
Reporteri.net mëson se gruaja që u ther me thikë nga burri, është një mësuese 36 vjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë, me iniciale Q.B.
Mësohet se edhe burri i saj, që e theri me thikë, është mësues në qytetin e Mitrovicës dhe kishte pasur probleme me ligjin për dhunë.
Madje, mësohet se ai ishte edhe i dënuar më 12 muaj burg për dhunë, pasi ishte lajmëruar në Polici edhe tri herë të tjera.
Ndërkohë, gruaja që ka shpëtuar nga 11 plagë, e mori ndihmën e parë në Spitalin e Skënderajt, nga ku u përcoll në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Mirëpo, gjendja e rëndë, bëri që ajo të dërgohet në QKUK.
Aty u operua dhe i ka dy duart e vendosura në gips, të cilat plagë u shkaktuan një natë më parë nga burri, i cili mësohet se është arrestuar.
Ndryshe, Qendra e KMDLNJ në Mitrovicë, e ka dënuar rastin, duke e quajtuar “tentim vrasje” dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që dorasin “ta nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’ia shqiptojnë dënimin e merituar”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.