×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Djali rrah babain dhe nënën e tij

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 9:49

    Një i dyshuar, mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 20:30.

    Sipas Raportit të Policisë, rasti është duke u hetuar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, i ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, viktimat, mashkull dhe femër kosovarë . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!