Një qytetar ka bërë një veprim të turpshëm duke vjedhur arkën e bamirësisë së shoqatës “Autizmi” në Librarinë Dukagjini në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Në faqen zyrtare të kësaj librarie është publikuar personi i cili e ka vjedhur arkën e bamirësisë.
Ata kërkojnë që qytetarët ta identifikojnë personin në fjalë.
Sipas tyre, libraria posedon edhe incizimin dhe se kamerat ua ka dërguar organeve të rendit.
Njoftimi i plotë:
Libraria Dukagjini njofton dhe kërkon nga gjithë qytetarët që kushdo që ka informacion apo e njeh personin në foto, të njoftoj organet policore pasi që i njejti ka vjedh arkën e bamirësisë së shoqatës Autizmi e cila ishte e vendosur brenda hapësirës së librarisë dhe kishte vlerë të konsiderueshme të të hollave!
Ne i posedojmë video inçizimet e aktit të kryer, mirëpo për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe pasi që ka edhe persona të tjerë prezent nuk i bëjmë publike. I njëjti inqizim ju është dorëzuar organeve të rendit!
Ju lutem t’a shpërndani këtë postim që ta shohin sa më shumë persona me shpresë që të identifikohet ky person!
Kujtojmë që rastet e vjedhjeve janë shtuar shumë kohëve të fundit në kryeqytet. Vetëm në dy ditët e fundit janë shënuar katër grabitje të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. Madje në përballje me hajnat të premten është plagosur edhe një polic i Kosovës.
Policia ka arritur të identifikojë njërin prej të dyshuarve.