×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Prishtinasi rrah babanë e tij

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 8:54

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë.


    Sipas njoftimit, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se e ka rrahur babanë e tij.

    Policia bën të ditur se i dyshuari ka probleme psikike dhe është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë, por që i njëjti ka refuzuar të qëndrojë aty.

    Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!