×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Rrahën mes vete dy femra në Prishtinë, pamje si në filma

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 11:07

    Dy femra të reja kane qenë protagoniste të një ngjarje turpi në Prishtinë. E. Matoshi dhe V.Zhjeqi (emra të njohur për redaksinë) janë rrahur mbrëmë në kryeqytet, ngjarje e cila është publikuar në rrjetin e Instagram.


    Dy shoqet e ngushta kanë prodhuar këtë ngjarje të turpshme për një arsye e cila thuhet se është tejet e ulët.

    E.M ka vendosur t’i shkojë në banesën e saj, V.Zh me një person përcjellës. Me tu futur brenda, ajo e ka kapur për flokësh duke patur përleshje fizike.

    E.M kishte publikuar pamje rrugës për në banesën e shoqes ku shihet se mbante edhe një armë me vete, si dhe një thikë.

    Indeksonline ka kontaktuar V.Zhjeqin, femrën e cila edhe në të kaluarën ka qenë e përfshirë në disa rrahje dhe është emër i njohur për policinë.

    “Më ka pre në besë. Ka ardhë vet e dyta në banesë më ka sulmu. Ka pas me vete allti, thikë e sprej të syve. Rastin e kam lajmëru në polici. Ma ka lanë kile, amo kur te takoj, kam qa me i kallxu” ka thënë V.Zhjeqi për Indeksonline.

    Përmbajtja në video përmbanë gjuhë të ulët e fjalë banale, andaj nuk rekomandohet për persona nën moshën 18 vjeçare.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!