Glauk Konjufca kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legjislaturën e fundit ka qenë në krye të Parlamentit, ka adresuar kritika ndaj Administratës në largim të Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Barack Obama.
Sipas Konjufcës, këta dy Presidentë e kanë vënë Kosovën në situatë të disfavorshme.
“Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë” ka thënë Konjufca.
“Dhe neve gjatë kësaj kohe na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia të cilat shumë e kanë dëmtu reputacionin e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës” është shprehur ai.
“Prej vitit 2011 e kanë pasur një qasje të disfavorshme ndaj Kosovës. Po, po pikërisht Administrata e Presidentit Obama dhe e Presidentit Biden” ka shtuar Konjufca në RTK të dielën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.