×
  • Lajme
  • Lajme

    E vërteta e fotos që qarkulloi në rrjete sociale – ky nuk është babai i Vjosa Osmanit, por serbi Milan Martiq nga Kroacia

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 9:00

    Para dy ditëve në rrjetet sociale dhe në disa portale kanë qarkulluar disa fotografi kinse babai i Vjosa Osmanit ishte pjesë e Policisë Serbe, por e vërteta është ndryshe.


    Ndaj këtyre raportimeve ashpër ka reaguar edhe vet kryetarja e Kuvendit.

    Por kush është personi në foto?

    Personi në foto është Milan Martiç, President i ashtuquajtur Republika e Krahinës Serbe në Kroaci, nga 1994 deri 1995.

    Milan Martic
    Milan Martic

    Osmani ka theksuar se ky atakim ka qenë i pritshëm ndaj saj.

    “Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetë një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!