×
  • Lajme
  • Lajme

    E vrau burrin me sëpatë, mbi 8 mijë persona nënshkruajnë peticionin për faljen e kosovares

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 17:41

    Mbi 8 mijë persona kanë nënshkruar peticionin për faljen e Suzana Zogiani Sekiraqa, e cila është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit. Nënshkruesit e peticionit po kërkojnë amnisti për Suzanën, pasi po konsiderojnë se procesi i gjykimit të saj nuk është i rregullt. Suzana ka thënë se e ka vrarë burrin në vetëmbrojtje pasi ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe fëmijëve.


    Në web faqen chanche.org ka nisur një peticion përmes së cilit po kërkohet rigjykim për rastin e Suzana Zogiani Sekiraqa.

    Nënshkruesit e këtij peticioni po kërkojnë nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, faljen e dënimit të Suzanës.

    Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, në nëntorin e vitit 2018 ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj Artan Sekiraqa.

    Ngjarja kishte ndodhur në qytetin Dole të Francës, ku sipas aktgjykimit, Suzana kishte goditur 11 herë me sëpatë bashkëshortin e saj.

    Pas vrasjes, Suzana kishte marrë rrugën drejtë Kosovës, bashkë me dy fëmijët e saj. më pas, siç ka deklaruar ajo, është paraqitur në ambasadën e Francës në Kosovë, duke kërkuar që të kthehet në Francë, gjë e cila nuk i është mundësuar.

    Ajo ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. Madje, ajo ka thënë se ai kishte dhunuar djalin.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore, duke shqiptuar dënim me burgim prej 25 vjestësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!