Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:54, është informuar se në fshatin Vrellë të Istogut, gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri.
Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. lindur me 1970 m/k/sh, në Spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.
Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar ‘Hetim i Vdekjes’.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.