×
  • Lajme
  • Lajme

    E zë muri i shtëpizës, vdes një shtetas i huaj në Kosovë

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 8:25

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas i huaj pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
    Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Viktima mashkull Shqiptar shtetas i huaj, shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet Evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit te një muri të shtëpizës. Te lënduarin e ka transportuar autoambulanca për në Emergjencë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima e lartcekur në Emergjencë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!