×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 10 ditë kohë për VV-në dhe LDK-në: Ndryshe vendi shkon në zgjedhje

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 8:04

    Data e mbajtjes se seancës Konstituive është caktuar nga Presidenti i Kosovës të jetë 26 dhjetori, ndërsa koalicioni në mes të VV-së dhe LDK-së nuk po duket që është afër, dhe një dështim i tyre për të bashkëqeverisur shumë lehtë mund ta qoj Kosovën në zgjedhje të reja.


    Dështimi i mbledhjes së Kuvendit caktuar nga Presidenti me datën 26 dhjetor do të dërgonte Kosovën në zgjedhje të reja.

    “Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka.

    Nëse kjo mbledhje konstatohet nga Presidenti se ka dështuar, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    LDK dhe VV, kanë zhvilluar një varg bisedimesh e takimesh, por një marrëveshje për bashkëqeverisje nuk po shihet të jetë afër, transmeton Express.

    Posti i Ministrit të Brendshëm po del të jetë problematikë, i përfolur për këtë post është avokati dhe ish këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, mirëpo nuk po del të jetë i pranueshëm për VV’në, të cilët e kanë refuzuar emrin e tij për ketë post.

    Gjithashtu, posti i Presidentit po del të jetë shumë problematik, LDK ka insistuar nga fillimi që ju takon atyre, edhe sonte në një debat politik e ka përsëritur, kryetari i Pejës, Gazmend Muahxherri, i cili bëri të ditur se për postin e Presidentit, me VV’në jemi pajtuar para zgjedhjeve.

    Por ndryshe kanë deklaruar Vetëvendosje, të cilët nuk po dëshirojnë që ky post të jetë pjesë e pazareve politike.

    Ndryshe, vetëm edhe 9 ditë kanë mbetur nga mbajtja e seancës konstituive, mbetet të shihet se a do jenë të gatshme VV dhe LDK që gjerë atëherë të formojnë koalicion.

    Presidenti Thaçi siç i takon me ligj e ka vendosur që Legjislaturën së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!