Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se dy persona që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, pasi po iu ofrohet frymëmarrje mekanike.
Sipas SHSKUK, edhe 5 persona të tjerë të shtrirë në këtë Klinikë po kanë nevojë për oksigjeno-terapi, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, 40 të tjerë të shtruar aty, janë në gjendje stabile dhe po iu nënshtrohen testimeve të vazhdueshme.
Vlen të theksohet se gjashtë persona kanë dalë negativë së fundmi, pas testimeve në Klinikën Infektive.
Kosova, ndërkaq, sot shënoi edhe dy vdekje nga coronavirus, duke cuar numrin në 3. Që të dy kishin sëmundje të tjera.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar. Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.