Kosova është duke vazhduar të përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa aktualisht janë edhe 214 raste aktive me këtë virus.
Nga virusi COVID-19, në Kosovë që nga 13 marsi janë infektuar 1 mijë e 32 persona, 789 prej të infektuarve janë shëruar kurse 29 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërsa, nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Ndërkaq, ditën e diel, 24 maj, në vendin tonë nuk u regjistrua asnjë rast i ri me coronavirus, kjo ishte dita e parë që nga data 13 mars, kur në vendin tonë nuk rezulton pozitiv me virus asnjë person
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.