×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 7 raste të dyshimta po presin analizat në QKUK, deri tash s’ka koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 15:43

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka thënë se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra që u morën nga persona që po dyshohen për koronavirus.


    Siç thotë Instituti, deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19 dhe dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet për 7 rastet e dyshuara, shkruan Reporteri.net.

    IKSHPK thotë se meqë nuk ka ende rezultate, duhet durim nga publiku dhe mediat dhe të marrin informacione vetëm nga burime zyrtare

    “Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK”, thonë ata.

    Sidoqoftë, sot gjatë ditës disa media raportuan me burime lidhur me një rast të prekur me koronavirus, mirëpo lajmi u demantua./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!