Reagime të ashpra në vend ka ngjallur deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila i quajti shqiptarët “njerëz të malit”.
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq pas deklaratave të saj raciste kundër shqiptarëve.
Gjatë ditë së sotme edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres serbe.
Heldt përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka ironizuar me deklaratën e Brnabiqit, duke postuar një fotografi të tij përbri së cilës shkruan se edhe gjermanët janë adhurues të maleve, transmeton Reporteri.net.
Ambsadori po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është krijuar enkas për këtë rast./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.