Ndaj deklaratave të gjeneralit serb Milan Mojsiloviq, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës, pas kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe vëllai i tij, Dauti, i cili gjatë luftës ishte komandant i UÇK-së.
Haradinaj i është përgjigjur shkurt Mojsiloviqit se “për këta “gjeneralët e demokracisë ruso-serbe”, këtu do të na keni, sa herë të doni”.
Mojsiloviq pas një udhëtimi në Moskë kishte thënë se Serbia e ka përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë për mënyrën se si të veprojnë lidhur me çështjen e Kosovës.
“Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, ka deklaruar gjenerali Mojsiloviq.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, gjithashtu është përfshirë në diskutim duke i thënë Mojsiloviqit se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte menduar njësoj, por i kishte dalë keq.
“Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.