Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë të parët në sallën e Kuvendit, ku edhe pse kanë ikur mbi 30 minuta nga koha e nishjes për pak minuta pritet të vazhdojë seanca konstituive.
Pas tyre në sallë kanë hyrë deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.
Ai tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”.
Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.
“Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.
Kurse deputetët e parë nga Lëvizja Vetëvendosje që kanë hyrë në sallë janë Albulena Haxhiu e Mimoza Kusari-Lila.