As java e tretë e muajit nëntor nuk parashihet të ketë temperatura minus apo të ketë reshje bore.
Kështu tha Besim Aliu, parashikues i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas Aliut gjatë kësaj javë do të kemi mot konstant, përveç ditës së mërkurë ku do të ketë ndryshime të motit.
Po ashtu, sipas tij nuk parashihet që të bie borë, përveç se një ndryshim i vogël i temperaturave.
“Për momentin nuk parashihet të ketë borë. Ndryshime të motit do të ketë të mërkurën, vranësira të cilat do të përcillen me reshje shiu dhe ulje të lehtë të temperaturave në dy vlera, në minimale dhe në maksimale, por do të jenë të lehta, nuk do të jenë në minus”, tha Aliu për arbresh.info.
Aliu gjithashtu tregoi se deri në sa do shkojnë temperaturat gjatë kësaj jave.
“Këto temperatura do të jenë vetëm ditën e mërkurë, kurse temperaturat mbesin konstante gjatë gjithë javës, 15 deri më 17 gradë shkojnë maksimalet, kurse 5-9 shkojnë minimalet”, tha Aliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.