Shumë politikanë ndër vite kanë dhënë premtime për liberalizimin e vizave për Kosovën, por deri më tani të gjithë ia kanë huqur.
Për vizat sot foli edhe zv.kryeministri Driton Selmanaj i cili tha se kjo çështje nuk është më në dorën e Kosovës.
Selmanaj shtoi se Kosova ka zbatuar detyrat që i janë listuar nga ana e Bashkimit Evropian.
“Dua të them shqetësimin e qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbtuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit që ky vendi të merret”, tha ai, në panelin e diskutimit të organizuar na “Demokraci Plus” , me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!.
Selmanaj tha se si qeveri nuk po arrijmë që të kenë më mirëkuptim pse kjo nuk po ndodhë por mbeten më shpresë që do të ketë reflketim pozitiv nga shtetet që janë hezituese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.