×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy lopë të ngordhura, dyshohet se u helmuan nga uji i kontaminuar në Drinin e Bardhë

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 21:29

    Së paku dy lopë raportohet të kenë ngordhur, e dyshimet janë se ato u helmuan pasi pinë ujë në Drinin e Bardhë.


    Njoftimin e ka bërë faqja në Facebook, “Peshkimi në Kosovë”.

    “Me datën 31.08.2019, gjatë orëve të mbrëmjes lopët e fshatit Dobrusht kanë pirë ujë në vendin ku dhe kanë ngordhë para disa ditëve peshqit në Drinin e Bardhë. Pra vazhdon helmimi në Lumbardhë të Prizrenit dhe Drinin e Bardhë në Prizren. Sot në mbrëmje i kanë ngordhur dy lopë axhës Saramatit nga fshati Dobrusht si pasoj e helmimit nga hedhja e kemikaleve në Drinin e Bardhë”, thuhet në njoftimin e kësaj faqe në Facebook.“Tani uji për bagëtinë e disa fshatrave në Drinin e Bardhë sjell pasoja dhe në ngordhjen e bagëtisë dhe çdo gjallese, si peshqit dhe shpezët”, thuhet më tej aty.

    Në këtë faqe gjithashtu kërkohet urgjent nga organet e kundër krimeve ekonomike, si dhe nga Kuvendi Komunal i Prizrenit të marrin masa urgjente, siç thonë për parandalimin e disa bizneseve private të njohura, ku pandërprerë hedhin kemikale në Lumin Drini i Bardhë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!