×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe emri i Xhavit Haitit përmendet në aferën e fajdeve

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 8:13

    “Afera fajdet” përfshin edhe përmendjen e një emri tjetër të politikës nga të dyshuarit në këtë rast: nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.


    Edhe pse nga bisedat në videon theksohet se “Xhavit Haliti nuk ua kryer punën, por Kadri Veseli”, emri i Halitit përmendet disa herë, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Protagonisti në “Aferën e fajdeve”, Rrahim Hashimi, në videot ekskluzive të siguruara nga KOHA, pretendon se ka takime të shpeshta me Kadri Veselin dhe Xhavit Halitin. Në videon e realizuar më 31 janar 2012, Rrahim Hashimi pretendon se pa kryetarin aktual të Kuvendit, Xhavit Haliti, kjo punë nuk do të kryhej.

    Kadri Rexhepi: Çu banja përhajër?

    Rrahim Hashimi: Hej, nesër met prej 12:00, se prej 12:00 deri 1:00 është pushimi, në Parlament te Xhaviti, se ai tha mundet me nënshkru edhe në 10:00, qysh ke marrëveshja. Jo, i thashë, po duhesh me kanë edhe ti me hangër drekë.

    Faton Dalladaku: Qashtu është.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!