×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Gent Cakaj në Kosovë bashkë me Edi Ramën

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 11:22
    © Reporteri.net / Foto: Raif Selimi

    Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën pasi u krijuar një moment delikat me dorëzimin aktakuzave nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.


    E në Kosovë, përveç shefit të Qeverisë shqiptare, do të qëndrojë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërsië, Gent Cakaj.

    Ministri Cakaj për Reporterin e ka konfirmuar se ka ardhur në Kosovë dhe do të jetë pjesë e takimeve me liderët politikë.

    Sipas agjendës së publikuar, Rama e nis vizitën në mesditë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, e më pas takohet me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

    Takime do të ketë edhe pasdite, ku Rama dhe Cakaj do të priten nga kryeqeveritari i Kosovës, Avdullah Hoti. Pas tij, delegacioni shqiptar pritet nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

    Presidenti Hashim Thaçi, i cili pati takim me Ramën edhe në Shqipëri, është i fundit në agjendë. Rama e Cakaj e takojnë Thaçin pak para orës 19:00, e që rezulton të jetë vetëm 1 orë para se Thaçi t’i drejtohet popullit.

    Vlen të theksohet se Rama nuk ka në agjendë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinajn. Me këtë të fundit madje nuk kanë as raporte të mira./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!