×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi paraprak

    Edhe Infektiva do të renovohet, kostoja 2.1 milionë Euro – tenderi pritet të shpallet gjatë fushatës

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 9:27

    Edhe Klinika Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare, do t’i nënshtrohet renovimit shumë shpejt. Kostoja për punimet në këtë klinikë pritet të shkojë mbi 2 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit paraprak të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

    Sipas këtij njoftimi, procedurat për këtë tender pritet të fillojnë më 21 janar 2025, saktësisht pas nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Vlera totale e parashikuar për këtë kontratë parashihet të jetë mbi 2.1 milionë euro.

    Deri tash janë renovuar Klinika Emergjente, ajo e Radiologjisë, e Gjinekologjisë si dhe e Kardiologjisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!