×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Isa Mustafa sikur Presidenti Thaçi kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:54

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, disa orë para se Presidenti i vendit Hashim Thaçi të kërkojë nga Kuvendi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, pas përhapjes së Coronavirusit, kishte kërkuar që të ndodhë një gjë e tillë.


    Albin Kurti me gjasë do të mbetet i vetëm, si kundërshtues i shpallje së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, shkaku i pandemisë COVID19, shkruan Reporteri.net. Kjo pasi, një veprim të tillë, i propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi, e përkrahë partneri i tij i koalicionit LDK-ja.

    Madje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, propozoi një gjë të tillë, para se Presidenti i vendit t’i kërkojë Kuvendit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

    “Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt. Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë! Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll”, ishte thirrja e Mustafes, para 8 orësh, në facebook.

    Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar sonte në orët e vona, në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth mundësisë së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, pas përhapjes së rasteve me coroanvirus në Kosovë, dhe masat që duhet ndërmarrë për t’u mbrojtur.

    Pas mbledhjes, Thaci i ka propozuar Kuvendit ta votojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

    Por siç mësoi Gazeta Online “Reporteri.net”, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, edhe pse partneri i tij i koalicionit kishte qëndrim pro.

    Këtë e konfirmoi edhe vetë zëvendësi i dytë i Kurtit, Haki Abazi në një konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!