×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Ismaili i del në krah Çitakut: Konjufca ka marr vendime partiake

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 20:23

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj largimit të Ambasadorës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.


    Sipas Ismailit vendimet e Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufcës, janë vendime partiake dhe që publikimet e lajmeve për shkarkime në Facebook e demtojnë shtetin, shkruan Reporteri.net

    Ismaili thekson se Ambasadorja Çitaku ka bërë një punë të shkëlqyer në Uashington dhe OKB dhe ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, duke i turpëruar kështu liderët serbë të ilëve qeveria e re u është dorëzuar pa kushte.

    “Vendimet e sotme të Ministrit të Jashtëm, përfshirë ai për shkarkimin e Ambasadores Vlora Citaku, shihet qartë që janë vendime partiake që nuk marrin për bazë kontributin në përfaqësim të shtetit.
    Publikimet e lajmeve për shkarkime në Facebook nuk e dëmtojnë vetëm personin e targetuar, por edhe shtetin. Me këto vendime Lëvizja Vetevendosje edhe një herë po deshmon që interesin partiak e ka mbi atë shtetëror. Kosova ka nevojë për një diplomaci strategjike, e jo për qeveri që taktizon në baza të ngushta dhe krejtësisht partiake. Ambasadorja Çitaku ka bërë punë të shkëlqyer në Uashington dhe OKB, ku ka përfaqësuar Kosovën denjësisht, shpesherë duke turpëruar liderët serbë të cilëve qeveria e re u është dorëzuar pa kushte. Në terma afatshkurtër, mosnjohja e këtij kontributi mund të duket se sjell dobi për partinë, por në realitet dëmton seriozisht Kosovën në planet afatgjate”, ka shkruar Ismaili.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!