×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Edhe kryetari i Vushtrrisë e konfirmon se 2 të infektuar erdhën para disa ditësh nga Suedia dhe nuk u karantinuan

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 11:39

    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se dy rastet e reja me coronavirus në Vushtrri, kanë ardhur para disa ditësh nga Suedia.


    Ai thotë se me vendim të Ministrisë së Shëndetësië nuk janë vendosur në karantinë, shkruan Reporteri.net.

    “Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, thotë Tahiri.

    Ndërkohë mbrëmë reagoi edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë, Sylejman Meholli, i cili tha fjalët e njëjta.

    Mirëpo, mësohet se të dy personat që nuk u karantinuan ishin mbi 70 vjecarë dhe me automatizëm janë liruar nga karantina./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!