×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe ksi edhe asi”, PSD edhe sot aksion, cak Glauk Konjufca

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 14:10

    Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë kryer sot një aksion simbolik gjatë ditës së sotme, ku cak i tyre ishin veturat zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se ky është ‘Glauku i shpërfytyruar’ dhe se ky aksion është kundër qëndrimeve të Konjufcës.

    “Ky është Glauku i shpërfytyruar. “Edhe ksi edhe asi”: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, shkroi Molliqaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!