×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe LDK-ja bie nga provimi i anglishtes, ia huqin tekstit në ofertën që ia dërguan Kurtit

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 13:46

    Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar sot një dokument kryeministrit Albin Kurti, në bazë të cilit ky subjekt politik potencon se duhet të jetë pozicioni i ekzekutivit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.


    Në mesin e pikave të kësaj oferte që LDK-ja i ka bërë Kurtit është edhe “Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës”.

    Mirëpo, kur përmendet çështja e kufijve, LDK ia ka huqur pasiqë në vend të fjalës “precedent” e ka përdorur atë “president”.

    “Ndryshimi i kufijve kudo në këtë pjesë të Evropës do të vendoste një president të rrezikshëm”, thuhet mes tjerash në të.

    Ditë më parë ishte Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila kishte bërë një postim në Twitter i cili ishte karakterizuar me një anglishte të paqartë dhe me shumë gabime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!