×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Limaj i Nismës i kërkon Lajcakut heqjen e vizave

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 16:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak tha se kanë diskutuar për krijimin e parakushteve për rifillimin e dialogut dhe mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.


    Limaj tha se nesër do të diskutojnë me kryeministrin Hoti për agjendën e takimit të 27 qershor në Washington.

    “Ne sot patëm takim me Lajçak.  Lajçak shpalosi idenë dhe angazhimin e tij për dialog Kosovë – Serbi dhe krijimin e parakushteve për të rifilluar dialogu. Temë ka qenë edhe liberalizimi i vizave, ku kërkuam që personalisht të angazhohet që Kosova sa më shpejtë ta marrë liberalizimin e vizave dhe tani e tutje besoj se do të kemi takime të rregullta Prishtinë-Bruksel dhe me palët e interesuara që të fillojë dialogu”, tha Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!