Ka nisur nga ora 15:00 takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizje Vetëvendosje dhe LDK-së, në përpjekje për të harmonizuar programet për qeverisjen e ardhshme të vendit.
Pjesë e këtij takimit është edhe Lutfi Haziri, i cili nuk ka marrë pjesë në takimet e kaluara, ndërsa ditëve të fundit është përplasur jo pak nga distanca me zyrtarët e Vetëvendosjes, pas deklaratës së bërë se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim pritet të flitet për çështjet programore në arsim, shëndetësi dhe kulturë, përveç Hazirit prezent nga LDK janë edhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Xhavit Rexhaj, kurse nga VV, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Abërie Nagavci edhe Jusuf Ulaj.
Kujtojmë se në takimin e fundit thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.