×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe në Kaçanik nis vaksinimi i stafit shëndetësor kundër COVID-19, në dispozicion kanë vetëm 70 vaksina

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 10:47

    Stafi mjekësor në Kaçanik ka nisur të marrë vaksinën anti-Covid.


    I pari që mori vaksinën ishte drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Sinan Zeneli.

    Numri i vaksinave të pranuara është 70 sosh. Në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së.

    Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë kanë bërë të ditur dje se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka furnizuar me vetëm 70 vaksina, sasi e cila sipas tyre nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!