Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.
Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.
Ndërsa, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, e ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.
Njoftim i plotë:
“Moti nesër, 18.07.2021
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil. Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.