×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe nga PDK-ja përzihen në punët e LDK-së, deputetja Ismaili e lidhë shkarkimin e Osmanit me diskriminimin gjinor

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 21:32

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit, nga pozitat e saj drejtuese në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Ismaili përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter, ka thënë se shkarkimi i grave nga partitë politike e lëre më grua udhëheqëse, padyshim është një mënyrë për të ndarë zërat e grave nga politika në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj ky do të ishte një veprim i shëmtuar dhe sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!